75 Mall Live Search
22:07 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / MSH

KASTRATI, sponsor krenar i “FESTAVE TË KORRIKUT” në Prishtinë

Në zemër të Prishtinës, mes muzikës, atmosferës festive dhe shumë qytetarëve që festuan së bashku, kompania KASTRATI ishte pjesë e një prej eventeve më të mëdha të verës – “Festat e Korrikut”.

Duke qëndruar gjithmonë pranë komunitetit dhe aktiviteteve që nxisin unitetin, festën dhe identitetin, KASTRATI ishte sponsor krenar i këtij eventi treditor (2-4 Korrik), që solli energji, art dhe argëtim për të gjitha moshat.

Në hapësirën e dedikuar te rruga “2 Korriku”, në sheshin e Prishtinës, KASTRATI solli një kënd atraktiv me stil retro-amerikan, ku një veturë ikonike Cadillac dhe një instalacion festiv shërbyen si photo corner ideal për të gjithë vizitorët. Atmosfera u pasurua me dekor unik, muzikë dhe shumë surpriza të këndshme.

Gjatë ditëve të eventit, KASTRATI shpërndau edhe ëmbëlsirapër vizitorët – një gjest me shumë shije!
Ndërkohë, për të gjithë shoferët e apasionuar pas derivateve me cilësi, u dhuruan kartela speciale me zbritje -7 cent për litër, si shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për besimin e vazhdueshëm.

Përmes këtij angazhimi, KASTRATI jo vetëm që dha mbështetje simbolike për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së (4 Korriku), por njëkohësisht dëshmoi përkushtimin për të qenë afër njerëzve dhe afër çdo feste që bashkon zemrat e shqiptarëve.

Faleminderit të gjithëve që u ndalën pranë nesh –
dhe faleminderit Amerikë për çdo hap përkrah Kosovës!