75 Mall Live Search
22:44 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / Burim

Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka përkujtuar sot dëshmorët e rënë heroikisht 27 vite më parë në fshatin Morinë të Gjakovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se ata ishin luftëtarët më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa rënia e tyre ishte një goditje e rëndë për luftën, por edhe frymëzim për mijëra ushtarë dhe vullnetarë që ju bashkuan radhëve të UÇK-së.

“Sot, përkujtojmë Dëshmorët e Kombit të rënë heroikisht 27 vite më parë, në fshatin Morinë të Gjakovës. Ata ishin luftëtarët më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rënia e tyre ishte një goditje e rëndë për luftën tonë të drejtë, por ata u bënë frymëzim edhe për mijëra ushtarë dhe vullnetarë të cilët pandalshëm ju bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Beqa. /IndeksOnline/