Aksidentohet një minibus në rrugën Gjakovë-Klinë, tre të lënduar

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë- Klinë, ku tre persona kanë pësuar lëndime.
Kjo është konfirmuar për media nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 07:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë-Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti (minibus), gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar”, ka thënë Elezaj.
Si pasojë e aksidentit tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor, ka shtuar ai./Indeksonline/