75 Mall Live Search
16:23 / E Martë, 08 Korrik 2025 / MSH

Mitrovicë e Veriut: Inspektorati konfiskon barna falas që shiteshin në barnatore private

Në kuadër të aksioneve të vazhdueshme për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve, Inspektorati Farmaceutik zhvilloi aktivitet inspektues në barnatore private në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Gjatë inspektimit, u has sasi e madhe e produkteve medicinale të paautorizuara për tregun vendas.

Produktet e gjetura ishin të pajisura me banderolë të Serbisë, ose të Maqedonisë ose dhe pa banderolë. 

Në njërën nga barnatoret e qytetit u hasën edhe produkte medicinale me banderolë të kuqe që janë të dedikuara për sektorin publik të shëndetesisë dhe janë falas për qytetarët apo janë të dhuruara si donacione për Spitalin e Mitrovicës Veriore.

Të njëjtat janë keqperdorur duke u dërguar në barnatore private për t’u shitur. 

Të gjitha produktet medicinale të paautorizuara u konfiskuan nga ana e inspektoratit dhe ditëve në vazhdim do të vazhdohen me procedurat e rregullta.

Bëjmë thirrje qytetarëve të sinjalizojnë në çdo kohë në inspektoratet tona për çdo parregullsi që venë re.