75 Mall Live Search
23:04 / E Martë, 08 Korrik 2025 / MSH

Përfundon aventura për Fluminensen, Chelsea finalistja e parë e Botërorit të Klubeve

Chelsea është kualifikuar në finale të Botërorit të Klubeve, pasi mposhti në gjysmëfinale Fluminensen me rezultat të përgjithshëm 0:2.

Kryefjalë e ndeshjes ishte Joao Pedro, i cili shënoi të dy golat ndaj ish-ekipit të tij (18’ dhe 56’), shkruan IndeksOnline.

Njëjtë si Chelsea, edhe Fluminense krijoi raste të shumta për gol, por nuk ia doli.

Me sigurimin e biletës për finalen e së dielës, Chelsea do të mësojë nesër kundërshtarin e saj.

Ndeshja PSG – Real Madrid vulos finalistin e dytë të këtij turneu, që sivjet u mbajt në SHBA./IndeksOnline/