Sonte mësohet finalisti i dytë në Kupën e Botës për Klube

Skuadra e Paris Saint-Germain sonte luan ndaj Real Madridit, gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klube.
Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “MetLife” në Rutherford të Nju Jorkit, shkruan Indeksonline
Kjo ndeshje përcakton finalistin e dytë në kompeticionin e ri të FIFA-s.
Kujtojmë që mbrëmë Chelsea mposhti Fluminensen dhe siguroi finalen, dhe është duke pritur fituesin e përballjes së sotshme për të mësuar kundërshtarin./Indeksonline/