75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / MSH

KRU “Prishtina” intervenon sot në Leban dhe këto zona të kryeqytetit

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” sot do të intervenojë në disa zona të kryeqytetit me rrethinë.

Ekipet e mirëmbajtjes do të angazhohen në përmirësimin e rrjetit furnizues, shkruan IndeksOnline.

Ato do të angazhohen në fshatin Leban dhe këto rrugë të Prishtinës: “Bajram Kelmendi”, “Gjergj Balsha”, “Sali Mani”, “Elez Geci”, “Fuad Dibra”, “Enver Maloku”, “Viktor Hygo”, “Tirana”, “Musli Gashi” dhe “Haxhi Syla”.