75 Mall Live Search
09:52 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / k.v

Grabitje nën kërcënimin e armës në Prishtinë

Një grua ka raportuar në polici një rast grabitjeje të armatosur që ka ndodhur në rrugët e kryeqytetit, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të martën rreth orës 10:30, viktima është ndalur nga një veturë, ku persona të panjohur, nën kërcënimin e armës, kanë arritur t’i merrnin një shumë të hollash, një telefon mobil dhe një kartelë bankare.

Pas grabitjes, autorët janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ka njoftuar menjëherë policinë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj vepre penale.

Policia po punon intensivisht në ndriçimin e plotë të rastit./IndeksOnline/