Shitësi i narkotikëve kapet në flagrancë në Rahovec

Një person u arrestua në Rahovec, pasi u zu në flagrancë duke shitur substanca narkotike të llojit marihuanë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00, raporton IndeksOnline.
Sipas policisë, i dyshuari u kap teksa ishte duke i shitur narkotikë një viktime.
“Gjatë kontrollit tek i dyshuari në xhep i janë gjetur e konfiskuar edhe 4-qese marihuanë në peshë 2.23 gramë dhe një telefon. Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit”, bën të ditur policia.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”./IndeksOnline/