75 Mall Live Search
11:31 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / k.v

Publikohen pamjet e policëve të prangosur teksa futen në gjykatë (Foto)

Kanë dalë pamjet e para të pesë policëve të arrestuar në lidhje me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, teksa ata futen në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë – dega në Lipjan, për seancën dëgjimore, transmeton IndeksOnline.

Të prangosur dhe nën masa të larta sigurie, policët janë shoqëruar nga zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), të asistuar nga pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë, në një proces që po zhvillohet me interes të lartë publik, por me dyer të mbyllura për mediat.

Pamjet tregojnë momentet kur të dyshuarit zbresin nga automjetet e sigurisë dhe futen në objektin e gjykatës, të rrethuar nga forca të shumta të rendit.

Ndaj tyre është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit, ndërsa vendimi i gjykatës pritet me shumë vëmendje nga opinioni publik, në një rast që ka shkaktuar reagime të shumta dhe kërkesa për drejtësi të plotë./IndeksOnline/