75 Mall Live Search
11:54 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / MSH

Antonini përshëndet hapjen e kampit të AC Milanit, në Prishtinë

Ambasadori italian në Kosovë, Maurizio Antonini, mori pjesë në ceremoninë hapëse të kampit të futbollit të AC Milanit, në Prishtinë.

Në fjalën e tij, ambasadori theksoi se si sporti lidh dhe frymëzon vendet, shkruan IndeksOnline.

“Futbolli mund të hapë dyert, jo vetëm për sukses, por për miqësi dhe rritje të përjetshme”, deklaroi Antonini.

Kampi, në bashkëpunim me FFK-në, do të stërvisë lojtarë të moshave nga 6 deri në 17 vjeç.

Stërvitjet dhe avancimi në aftësitë futbollistike do të bëhet duke përdorur metodat e AC Milan-it.