75 Mall Live Search
22:53 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / Gj. Sh

Carvajal rikthehet në fushë pas nëntë muajve, ndeshkohet me karton pas dy minutave (VIDEO)

Pas nëntë muajve jashtë fushave të gjelbërta, Dani Carcajal është rikthyer në aksion.

Mbrojtësi spanjoll i cili pësoi një dëmtim të rëndë të ligamenteve në tetorin e vitit të kaluar, u inkuadrua në ndeshjen e sotme të Realit kundër PSG-së.

Por ky rikthim nuk ishte edhe aq i mirë, pasi dy minuta pasi u inkuadrua në lojë, Carvajal bëri një ndërhyrje të rrezikshme, por shpëtoi vetëm me karton të verdhë./IndeksOnline/