Zhduken dy vajza të mitura, prindërit thonë se kishin hipur në një veturë të panjohur

Dy prindër kanë raportuar dje në polici se vajzat e tyre të mitura janë zhdukur.
Sipas dy prindërve, më 4 korrik, vajzat kanë dalë veç e veç nga banesat e tyre, për të hipur bashkë në një veturë me targa vendore, shkruan IndeksOnline.
Vetura më pas është larguar në drejtim të panjohur dhe deri tani nuk dihet asgjë mbi vendndodhjen e tyre.
“Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, bën të ditur policia./IndeksOnline/