Prishtina e Re nuk ndalet, transferon një mesfushor

KF Prishtina e Re ka njoftuar afrimin e mesfushorit defanziv Amos Dadet, 25-vjeçar nga Nigeria.
Amos së fundmi ishte pjesë e ekipit Voska Sport në Maqedoninë e Veriut, ku në edicionin e fundit zhvilloi 24 paraqitje duke treguar një performancë të qëndrueshme në mesfushë, shkruan Indeksonline
“Me energji, disiplinë dhe aftësi për të kontrolluar mesfushën, Amos pritet të sjellë një dimension të ri për skuadrën tonë në Superligë”, shkruhet në postimin e klubit kosovar