Grimeri i Kim Kardashian me master klas në Tiranë (Video)
Javë më parë në Tiranë u mbajt eventi “ODA” që mblodhi emra të shquar nga të gjitha trevat shqipfolëse, e një nga mysafirët special ishte edhe grimeri me famë botëore Mario. Ai u nderua edhe me një mirënjohje, ndërsa u shpreh që është krenar që është shqiptar, shkruan Indeksonline.
Ndërsa shumë shpejtë ai sërish do të kthehet në Tiranë, por kësaj radhe me një master klas. Është organizatorja Agnesa Hadërgjonaj ajo që e ka bërë të ditur këtë përmes një video në rrjetin e saj social Instagram.
Mario do të vije në Tiranë më datë 26 maj./Indeksonline/