Ramiz Lladrovci njofton se PDK në Drenas miratoi unanimisht listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas ka miratuar sot njëzëri listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kështu ka njoftuar Ramiz Lladrovci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
“Mbështetja unanime reflekton angazhimin për zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz të qytetarëve të Drenasit”, tha Lladrovci.
Postimi i plotë:
Sot, në mbledhjen e Kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas, u votua unanimisht lista e kandidatëve për Kuvendin Komunal, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Si Kryetar i Komunës dhe njëherësh Kryetar i Degës së PDK-së në Drenas, falënderoj anëtarët e Kryesisë për unitetin e treguar dhe përkrahjen e plotë në votimin e listës së propozuar.
Mbështetja unanime e kësaj liste reflekton angazhimin dhe bashkëpunimin tonë të përbashkët për të vazhduar rrugën e zhvillimit dhe të përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve të Komunës së Drenasit.
Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu për aktualitetin politik në vend, përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe për platformën zgjedhore.
Emrat e propozuar nga Dega e PDK-së në Drenas, sipas radhës alfabetike janë:
Agron Bylykbashi
Albulena Saliuku
Alketa Balaj
Altina Berisha
Anjeza Kurtaj
Arben Zeka
Ardian Nika (Dr.)
Arigon Sinani
Bekim Lestrani
Burim Bujupi
Djellza Rama
Edon Nishori
Ekrem Elshani
Fatmir Baliu
Gani Krasniqi
Hamit Haxhiu
Hamit Kastrati
Jeton Hoxha
Labinot Halilaj
Malsore Cakiqi
Manushaqe Mulaku
Milaim Hajdari
Mirlinda Dvorani
Muhamet Murseli
Muhamet Xhemajli
Naim Gjeli
Qemajl Elshani
Qendrese Xhema
Qendrim Gllareva
Qendrim Mulaj
Selman Qallapeku
Valdet Curri
Valentina Leku Gashi
Zeqir Hasi./Indeksonline/