75 Mall Live Search
14:47 / E Premte, 11 Korrik 2025 / S Z

Shefja e migracionit të OKB-së: Të gjithë janë të lodhur nga lufta në Ukrainë

Lodhja nga lufta në Ukrainë dhe shkurtimet e ndihmës së huaj të udhëhequra nga SHBA-ja po rrezikojnë përpjekjet për të mbështetur njerëzit që largohen nga vështirësitë.

Kështu paralajmëroi shefja e migracionit të OKB-së në një intervistë të premten.

Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Amy Pope, foli një ditë pasi një konferencë për rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë mobilizoi mbi 10 miliardë për vendin, transmeton Klankosova.tv.

“Kanë kaluar tre vjet e gjysmë në konflikt. Mendoj se është e drejtë të thuhet se të gjithë janë të lodhur dhe e dëgjojmë këtë edhe nga ukrainasit që kanë përjetuar sulmet e vazhdueshme në qytetet e tyre dhe shpesh janë zhvendosur disa herë”, tha ajo për Reuters.