75 Mall Live Search
15:18 / E Premte, 11 Korrik 2025 / A. M.

Noizy reagon pas arrestimit në Zvicër: Keqkuptim për shkak të shpifjes, shpifësi do të dënohet

Reperi Noizy, ka reaguar pas raportimeve të mediave zvicerane se u arrestua në aeroportin e Zyrihut. Përmes një postimi në Instagram, ai ka mohuar çdo akuzë, duke thënë se bëhet fjalë për një “keqkuptim të rëndë”.

“Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane.”

“Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore,” shkroi Noizy.

Artisti tha se situata tashmë është mbyllur dhe ai do të vazhdojë normalisht axhendën e koncerteve.

Në fund të postimit, i bëri edhe një dedikim të veçantë nënës së tij: “MAMA JA DOLA.”