75 Mall Live Search
07:33 / E Shtunë, 12 Korrik 2025 / A. M.

Moti me diell, IHMK-ja gjatë vikendit kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike

Këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27 – 30°C. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 5m/s.

Ndërsa, të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 9 -13°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3m/s.IHMK shton: “Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Kujdes personat me sëmundje kronike dhe fëmijët”.