Presidentja Vjosa Osmani takon zyrtar të lartë amerikan: SHBA mbështet njohjen e plotë të Kosovës në OKB

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me një zyrtar të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ka rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për shtetin e Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, zyrtari amerikan deklaroi: “Ndjehem i nderuar që u takova me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kosovën si një partnere të ngushtë strategjike dhe janë fuqishëm të përkushtuara ndaj njohjes së plotë të saj në Kombet e Bashkuara. Ka ardhur koha që UNMIK të mbyllet.”
Ky qëndrim i SHBA-ve konsiderohet si një mesazh i qartë për përkrahjen ndërkombëtare ndaj aspiratave të Kosovës për anëtarësim të plotë në organizatat ndërkombëtare dhe forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar.
Presidentja Osmani vlerësoi këtë mbështetje si jetike për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe për paqen e qëndrueshme në rajon.