75 Mall Live Search
10:12 / E Shtunë, 12 Korrik 2025 / A. M.

Ministrja Donika Gërvalla pjesë e Forumit të Dubrovnikut – Kosova thekson përkushtimin për diplomaci aktive dhe integrim euroatlantik

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut, me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Forumi, i cili mbledh liderë rajonalë dhe ndërkombëtarë, ka në fokus diskutimet rreth sfidave të rendit aktual ndërkombëtar, zhvillimeve gjeopolitike dhe perspektivës euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë pjesëmarrjes së saj, Ministrja Gërvalla ka theksuar përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për një diplomaci aktive, avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe realizimin e synimeve strategjike të vendit përmes dialogut, partneritetit dhe bashkëpunimit multilateral.

Pjesëmarrja në këtë forum të nivelit të lartë përbën edhe një hap të rëndësishëm në fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës dhe në ndërtimin e aleancave për integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike.