75 Mall Live Search
11:43 / E Shtunë, 12 Korrik 2025 / A. M.

Takohen kryediplomatët e Rusisë dhe Koresë së Veriut

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me homologen e tij të Koresë së Veriut, Choe Son-hui  në qytetin bregdetar Wonsan të shtunën.

Në takim, Pheniani riafirmoi mbështetjen e tij për veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Lavrov fluturoi nga kryeqyteti i Malajzisë, Kuala Lumpur, të premten pas takimit të ministrave të jashtëm të ASEAN, duke mbërritur po atë ditë në Wonsan, Korenë e Veriut, ku ndodhet një vendpushim bregdetar i sapohapur, por i njohur edhe për objektet e tij raketore dhe detare, raporton Reuters.