75 Mall Live Search
12:28 / E Shtunë, 12 Korrik 2025 / Gj. Sh

Stuttgart refuzon ofertën e parë të Bayern Munich për Nick Woltemade

Nick Woltemade është objektivi kryesor i Bayern Munich mpër merkaton e verës.

Skuadra bavareze madje ka bërë edhe ofertë zyrtare në drejtim të Stuttgartit, për sulmuesin gjerman, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë oferta prej 45 milionë euro e Bayernit është refuzuar.

Stuttgart pret një ofertë të përmirësuar dhe kanë sinjalizuar Bayernin se nuk janë të disponueshëm për negociata në nivelet aktuale./IndeksOnline/