75 Mall Live Search
13:38 / E Shtunë, 12 Korrik 2025 / A. M.

U ngulfat në djep, policia jep detaje për foshnjën 9 muajsh!

Më datë 29.06.2025, Policia e Kosovës është njoftuar se në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit është sjellë një foshnje 9 muajshe për trajtim mjekësor.

Sipas informatave, foshnja H.M. (2024), nga fshati Gjinoc, Komuna e Suharekës, derisa ka qenë në djep (në gjumë), është ngulfatur nga lidhësja e djepit. Foshnja, pasi ka pranuar trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, është transferuar në QKUK, Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm. Sot, më datë 11.07.2025, Policia e Kosovës ka pranuar informacionin se foshnja e lartcekur ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar, ka thënë Shaqir Bytyqi nga Policia e Prizrenit. /Indeksonline/