Mitaj nuk është opsion për Milanin, zbulohet kush pritet të jetë zëvendësuesi i Theo Hernandezit

Skuadra e AC Milanit është në kërkim të një mbrojtësi anësor pas largimit të Theo Hernandezit.
U raportua se Igli Tare e ka si opsion mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, shkruan Indeksonline
Megjithatë prioriteti i klubit italian nuk është lojtari shqiptar, pasi ai nuk e ka ndërmend të largohet nga Arabia Saudite.

Zëvendësuesi i Theo Hernandezit pritet të jetë mbrojtësi anglez, Archie Brown.
23-vjeçari luan te Gent-i në Belgjikë. Ai ishte transferuar te klubi belg nga Lausanne Sport për 4 milionë euro./Indeksonline/
🚨🇸🇦🇦🇱Understand Mario Mitaj is not a priority for AC Milan as they’re going all in for Archie Brown..
— Top 10 Leagues🎯 (@Top10Leagues) July 12, 2025
If Al Ittihad can’t guarantee him a spot in the line up, he’s not staying at the club..
While Mitaj‘s currently happy in Saudi Arabia, a move to Europe was never excluded. https://t.co/NPIiICI8wy pic.twitter.com/kv2mG1miwm