75 Mall Live Search
16:59 / E Shtunë, 12 Korrik 2025 / MSH

Problemet teknike në sistemin policor shkaktojnë kolona të gjata në kufijtë e Maqedonisë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar për krijimin e kolonave, si pasojë e rënies së sistemit të policisë së Maqedonisë së Veriut, në të gjithë territorin e shtetit.

Si pasojë e kësaj ndërprerjeje teknike, autoritetet maqedonase pezulluan përkohësisht hyrjen e automjeteve nëpërmjet pikave kufitare të RMV-së.

“Tani kanë filluar mekanikisht regjistrimin dhe deri sa të kthehet sistemi kufitar i MKDV- së është kthyer kontrolli i dyfishtë!”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.

Ky është njoftimi i plotë:

Njoftim me rëndësi:

Ju njoftojmë se sot është raportuar rënia e sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut në gjithë territorin e saj.

Si pasojë e kësaj ndërprerjeje teknike, autoritetet maqedonase kanë pezulluar përkohësisht hyrjen e automjeteve në territorin e RMV-së.

Tani kanë filluar mekanikisht regjistrimin dhe deri sa të kthehet sistemi kufitar i MKDV- së është kthyer kontrolli i dyfishtë!

Ka kolona të gjata  në territorin e RMV-së.

Do t’u mbajmë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë situatë.