Kurti për taimin me zyrtarin e lartë amerikan: E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkroi edhe në “X” për takimin e djeshëm me Brendan Hanrahan, Zyrtarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, takim ky që u zhvillua në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë.
“Ishte kënaqësi të takohesha me Brendan Hanrahan, Zyrtar të Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe diskutuam fushat për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, diplomacinë dhe mbrojtjen, ndër tema të tjera kyçe”, shkroi ai.
It was a pleasure to meet with Brendan Hanrahan (@StateEUR), Senior Bureau Official for European and Eurasian Affairs at the @StateDept. I thanked him for the continued support of the United States for Kosova, and we discussed areas for strengthening our bilateral relationship,… pic.twitter.com/9Q4N0rhlmj
— Albin Kurti (@albinkurti) July 12, 2025