75 Mall Live Search
09:41 / E Diele, 13 Korrik 2025 / L A

Real Madridi i beson Alonsos, i jep lirinë e plotë për drejtimin e skuadrës

Sipas asaj që raporton prestigjiozja spanjolle Marca, Real Madridi i ka bërë të qartë Xabi Alonsos se do të ketë liri të plotë për të vendosur formacionin dhe për të menaxhuar ekipin sipas vizionit të tij.

“Klubi i ka dhënë atij të drejtën që të aktivizojë ose të lërë në stol cilindo lojtar, pa asnjë përjashtim,” shkruan Marca.

Ky vendim tregon besimin e madh që drejtuesit e “Los Blancos” kanë tek trajneri i ri, i cili pritet të nisë një epokë të re në Santiago Bernabéu.

Xabi Alonso, një ish-mesfushor legjendar i Realit, pritet të sjellë një frymë të re dhe një stil loje modern, ndërsa klubi i garanton mbështetje të plotë për të marrë vendime të guximshme, pavarësisht emrave të mëdhenj në dhomën e zhveshjes.

Me këtë liri të pakufizuar, Real Madridi sinjalizon se projekti sportiv do të jetë mbi gjithçka dhe se nuk do të ketë asnjë “të paprekshëm”.