75 Mall Live Search
08:17 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / AR

“Mbretëreshë e fshatar”, Egli thumbon Gjestin?

Egli Tako ka zgjedhur një mënyrë mjaft të drejtpërdrejtë për të dhënë një mesazh me nënkuptim.

Në Instastory, ajo shkroi në gjuhën angleze: “Një Mbretëreshë NUK e lë kurrë fronin e saj për t’iu drejtuar një fshatari që hedh gurë”, përcjell Indeksonline.

Ndryshe nga postimet e zakonshme, kjo thënie tingëllon si një kunj dhe menjëherë ka ngritur dyshime nëse është i drejtuar ndaj Gjestit.

Megjithëse nuk përmendet asnjë emër, metafora është e qartë dhe thumbon dikë që sipas saj, po e provokon nga një pozitë më e ulët.

Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së publikut, ku ndjekësit janë kureshtar të dinë më shumë për raportin e tyre pas përfundimit të Bigut./Indeksonline/