Macron: Liria e Evropës përballet me kërcënimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore

Presidenti francez Emmanuel Macron ka përshkruar planet për një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen, duke paralajmëruar se liria e Evropës po përballet me një “kërcënim më të madh” se në çdo kohë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Në një fjalim para forcave të armatosura në Paris, ai tha se “po jetojmë në një moment vendimtar” për shkak të gjeopolitikës komplekse, shkruan BBC-i, transmeton Klankosova.tv.
Macron bëri thirrje që shpenzimet e mbrojtjes së Francës të rriten me 3.5 miliardë euro (3 miliardë paund) vitin e ardhshëm dhe më pas me 3 miliardë euro të tjera në vitin 2027.
Duke iu referuar kërcënimit nga Rusia, ai denoncoi “politikat imperialiste” dhe “fuqitë aneksuese”.
Luftat kanë shpërthyer që kur Moska nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.