Policia jep detaje për plagosjen në Shtime, katër plumba në drejtim të viktimës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me plagosjen që ndodhi të dielën në Shtime, transmeton IndeksOnline.
Ngjarja ka ndodhur, më 13 korrik 2025, rreth orës 11:40, kur një person i plagosur, pas marrjes së trajtimit mjekësor, është larguar nga emergjenca.
Sipas policisë, personi është ndaluar më pas nga një patrullë policore, ku ka deklaruar se ishte qëlluar me armë zjarri nga një person i panjohur. Ai ka pohuar se ndaj tij janë shkrehur katër plumba, ndërsa një prej tyre e ka goditur në këmbë.
Policia ka iniciuar rastin si “Vrasje në tentativë” dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e të dyshuarit.
Hetimet janë duke vazhduar./IndeksOnline/