Rrëfimi i Leonardit për motrën e vrarë: Naimi tha kam probleme me zemër, s’di a muj me pa trupin

Vëllai i Liridona Ademajt, ka rrëfyer momentin kritik kur vendosën ta shihnin trupin e motrës së tij të vrarë.
Ai para trupit gjykues ndau edhe situatat me Naim Murselin kur e gjeti në hotel, i cili kshte pretenduar se ka probleme me zemër dhe kishte dilema ta shihte trupin e pajetë të gruas së tij.
”I thashë a mujna me shku në morg me pa Liridonen?
M’ka thanë: Jo nuk na lejohet.
E kom thirrë vetë spitalin i kom thanë a mundemi me ardh me pa trupin.
Kena shku, erdh edhe Naimi. Mjeku tha nese keni ndonje problem mundeni mos me ardhë?!
Naimi tha kam problem me zemër edhe s’di a muj me e pa.
Ka ardh deri te dera dhe veç nga dera e ka shiku nuk ka ardh brenda”.
Dëshmia e tij u ndoq nga vendi i ngjarjes nga gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.