Mbi 1600 gjoba trafiku brenda javës në Ferizaj

Policia rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor
Gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si edhe janë pezulluar 20 patentëshoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat:
– 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona
– 18 aksidente me dëme materiale
Policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut./Indeksonline/