Policia identifikon të dyshuarin për përdorim të armës në Rahovec

Më datë 14.07.2025, në Stacionin Policor në Rahovec, viktima mashkull, i moshës madhore ka raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Hoqë e Vogël-Rahovec. Sipas viktimës, ai është ndier i frikësuar dhe i kanosur nga kjo ngjarje.
Menjëherë pas pranimit të informatës, të gjitha njësitë relevante policore janë përgjigjur thirrjes dhe kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin mashkull i moshës madhore.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
Një armë zjarri e llojit AK-47,
Një karikator,
Dhjetë (10) fishekë,
Një gëzhojë.
Lidhur me rastin është iniciuar procedurë për veprat penale:
Kanosje,
Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,
Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, në konsultim me Prokurorin e
Shtetit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë.