“SHBA-të janë grabitur nga miqtë dhe armiqtë”, Trump akuzon aleatët e Amerikës: Na kanë kushtuar triliona dollarë

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish përmes platformës së tij “Truth Social”, duke akuzuar aleatët dhe kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara për përfitim të padrejtë nga SHBA ndër vite, si në tregti, ashtu edhe në aspektin ushtarak.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë grabitur në tregti dhe ushtri, nga miqtë dhe armiqtë njësoj, për dekada të tëra. Kjo na ka kushtuar triliona dollarë dhe situata nuk është më e qëndrueshme – dhe kurrë nuk ka qenë!”, shkruan Presidenti amerikan.
Trump, i njohur për retorikën e tij “Amerika e Para”, këmbëngul se ka ardhur koha që vendet e tjera të pranojnë realitetin ekonomik dhe të ndryshojnë qasjen ndaj SHBA.
“Vendet duhet të ndalen dhe të thonë: ‘Faleminderit për shumë vitet e lirisë, por ne e dimë që tani duhet të bëni atë që është e drejtë për Amerikën’. Ne duhet t’u përgjigjemi duke thënë: ‘Faleminderit që e kuptuat situatën në të cilën ndodhemi’”, përfundon deklarata e Trump.
Ky mesazh vjen në një periudhë tensioni të shtuar ndërkombëtar dhe përgatitjesh për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku Trump është sërish një kandidat kryesor për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë.