75 Mall Live Search
23:00 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / Gj. Sh

Rruga e tranzitit në Klinë, ministri Aliu dhe kryetari Elezaj vizitojnë punimet

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj kanë shikuar nga afër punimet që po bëhen të Loti 2.

Punime po bëhen me intensitet të lartë dhe profesionalizëm nga kompania Benita dhe Asfalt Group.

”Në LOT-in 2 të këtij projekti, të cilin e vizituam bashkë me Kryetarin Elezaj, janë duke u realizuar punime në një gjatësi prej 1550 metrash që përfshin dy ura, trotuare dhe shtigje për biçikleta. Vlera e përgjithshme e projektit është rreth 8.5 milionë euro, ndërsa vetëm LOT-i 2 kap vlerën prej gati 2 milionë euro.” thuhet në postimin e Aliut.