Trump: Jam i zhgënjyer, por nuk kam mbaruar me Putinin

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se ishte i zhgënjyer, por nuk kam mbaruar punë me presidentin rus Vladimir Putin, sipas një interviste për BBC-në të publikuar të martën, disa orë pasi Trumpi njoftoi armë të reja për Ukrainën dhe kërcënoi Rusinë me sanksione.
“Jam i zhgënjyer prej tij (Putinit), por nuk kam mbaruar me të. Por jam i zhgënjyer prej tij”, tha Trump për BBC-në.
“Do të kemi një bisedë të shkëlqyer. Do të them: ‘Kjo është mirë, mendoj se jemi afër përfundimit’, dhe pastaj ai do të hedh në tokë një ndërtesë në Kiev”, shtoi presidenti amerikan.
Trump njoftoi armë të reja për Ukrainën të hënën dhe kërcënoi me sanksione ndaj blerësve të eksporteve ruse nëse Rusia nuk bie dakord për një marrëveshje paqeje, një ndryshim i madh politik i shkaktuar nga frustrimi me sulmet e vazhdueshme të Moskës ndaj fqinjit të saj.
Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reutersit për një koment./Indeksonline/