Manchester Unitedi interesohet për ish-yllin e Bayernit

Manchester Unitedi do të tentojë të bëjë një rindërtim në skuadër për sezonin e ri.
Pas blerjeve të Matheus Cunhas dhe Diego Leon, ata kanë shprehur interesim për ish-mesfushorin e Bayernit dhe lojtarin aktual të Lyonit, Correntin Tolisso.

Sipas një raporti nga L’Equipe , United ka bërë “kontakt fillestar” me përfaqësuesit e Tolisso-ve për të “shqyrtuar mundësinë e një transferimi” dhe ylli i Lyon thuhet se është i hapur për të bërë transferimin në Old Trafford.
Ata po kërkojnë një zëvëndësues për Christian Eriksenin i cili u largua pas përfundimit të kontratës së tij.
Tolisso, sezonin që lamë pas bëri 46 paraqitje me Lyonin, ku shënoi 10 gola dhe 9 asistime./IndeksOnline/