75 Mall Live Search
11:05 / E Martë, 15 Korrik 2025 / S Z

Zemaj para nisjes së seancës: S’preferojmë dy palë zgjedhje, nuk u konvenon as qytetarëve

Për të 47- n herë me radhë deputetet do të mblidhen sot në përpjekje  për konstituimin e kuvendit.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka thënë se VV-ja nuk po do marrëveshje politike dhe se me këtë numër të votave,  dëshiron ta ketë dhe kryetarin e kuvendit dhe ta bëjë qeverinë..

“Ata e kanë për pozicione politike, për kryetarin e kuvendit siç është thënë nga Limaj dhe Kurti. Çështja ka të bëjë me kryetarin e kuvendit. VV-ja s’don marrëveshje politike. Dëshiron që me këtë numër të votave  ta ketë dhe kryetarin e kuvendit dhe qeverinë”, tha ai.

E i pyetur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe qendrore në po të njëjtën kohë, ai tha se nuk do të ishte mirë të ketë dy palë zgjedhje në të njëjtën kohë, pasi që mund të ketë keqpërdorime.

“Ne nuk preferojmë dy pal zgjedhje. Nuk u konvenon as qytetareve dhe mund të ketë keqpërdorime dhe abuzime”, tha ai./Indeksonline/