75 Mall Live Search
11:17 / E Martë, 15 Korrik 2025 / mp

Vetura e vjedhur në Pejë gjendet në Prishtinë, i kthehet pronarit

Gjendet vetura e vjedhur para disa ditësh në Pejë. Drejtoria rajonale e policisë nё Pejë, stacioni policor në Pejё, ka njoftuar se me datёn 05.07.2025, ёshtё informuar nga viktima se nё rrugën “Lekё Dukagjini” nё Pejё, nё bodrumin e banesёs, i ёshtё vjedhur vetura e tipit Audi, ku nё brendёsi të veturës ishin edhe dy llaptopë, tre mullinj tё kafesë, si
dhe njё mjet shpues.


“Pas njё pune intensive nga hetuesit e stacionit policor nё Pejё, nё bashkёpunim me njёsitet e stacionit policor Prishtinё, mё 14.07.2025, pёrmes rrugёve operative, ёshtё lokalizuar
vetura e cila ishte e parkuar nё rrugën “Flaka e Janarit” nё Prishtinё, e cila ishte e braktisur. Nё koordinim me prokurorin e shtetit, pas procedurave policore, vetura i ёshtё kthyer pronarit legjitim”, thuhet në njoftimin e policisë.