Anton Quni: Uniteti për Kosovën është domosdoshmëri, jo utopi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, tha se krijimi i unitetit në Kosovë nuk është një ëndërr e paarritshme, por një domosdoshmëri për të përballuar sfidat aktuale.
“Për Kosovën, krijimi i unitetit nuk është utopi, por një domosdoshmëri për të adresuar rreziqet aktuale”, u shpreh Quni në seancën parlamentare, teksa ia ndërpreu fjalën kryesuesi i seancës, Dehari.