Presidentja Osmani: Ndikimi i Rusisë në Kosovë është zero

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media pas takimit me presidentin letonez në Riga, Edgars Rinkēvičs, është përgjigjur pyetjes së gazetarëve për marrëdhëniet me Serbinë, si edhe për përpjekjet e Rusisë për ndikim.
Osmani tha se influenca e shtetit rus në Kosovë është zero, por një gjë e tillë nuk qëndron edhe për Serbinë.
“Ndikimi i Rusisë në vendin tonë, në Kosovë, është zero. Fatkeqësisht, këtë s’mund ta them edhe për fqinjin tonë, Serbinë. Sa më shumë ka destabilitet në Evropë, kjo shkon në interes të Rusisë”, tha Osmani.
Megjithatë, Osmani tha se do të mbrohet shteti, që gjë që është bërë në vazhdimësi./