Trump vendos tarifën prej 17% për domatet nga Meksika

Administrata e pPresidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar një tarifë prej 17 për qind për domatet e freskëta nga Meksika, duke hequr dorë nga një marrëveshje tredekadëshe për të kursyer prodhimet nga detyrimet antidumping.
Tërheqja e administratës Trump nga marrëveshja të hënën erdhi ndërsa koha po mbaronte për Meksikën për të arritur një marrëveshje tregtare gjithëpërfshirëse me SHBA-në deri më 1 gusht ose do të përballet me një tarifë të përgjithshme prej 30 për qind për mallrat e saj.