Shefi i NATO-s paralajmëron Indinë, Kinën dhe Brazilin: Telefononi Putinin, të bëjë paqe me Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte i ka paralajmëruar Indinë, Kinën dhe Brazilin se mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet dytësore nëse vazhdojnë të tregtojnë me Rusinë.
Ai i nxiti ata të telefonojnë Vladimir Putinin për të kërkuar përfundimin e luftës në Ukrainë.
Ai i bëri këto komente një ditë pasi Donald Trump kërcënoi me tarifa dytësore “të ashpra” prej 100% për blerësit e eksporteve ruse, nëse Moska nuk bën paqe në Ukrainë brenda 50 ditëve.
Duke folur në një takim me senatorë në Kongresin Amerikan, Rutte tha: “Inkurajimi im për këto tre vende është, mund të dëshironi ta shqyrtoni këtë sepse kjo mund t’ju godasë shumë rëndë”.
“Ju lutem telefononi Vladimir Putinin dhe i thoni se duhet të merret seriozisht me bisedimet e paqes”, shtoi Rutte.
Një ditë më parë, Rutte së bashku me Trumpin mbajtën një konferencë për media në Shtëpi të Bardhë, nga ku deklaruan se SHBA-ja është pajtuar t’i shesë armë moderne NATO-s, të cilat më pas do t’i transferohen Ukrainës.