75 Mall Live Search
21:48 / E Martë, 15 Korrik 2025 / Gj. Sh

Haradinaj në familjen e veprimtarit Sali Bislimi: Kurrë nuk i është ndarë shërbimit ndaj kombit

Kryetari i AAK-së, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka vizituar sot familjen e Sali Bislimit nga fshati Topillë e Shtimes, veprimtar i shquar në Zvicër.

Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se Sali Bislimi është ndër ata shqiptarë që edhe pse larg vendlindjes, kurrë nuk i është ndarë shërbimit ndaj kombit dhe komunitetit tonë në mërgatë.

“Sot pata nderin të qëndroj në familjen e Sali Bislimit nga fshati Topillë e Shtimes, veprimtar i shquar në Zvicër. Saliu është ndër ata shqiptarë që edhe pse larg vendlindjes, kurrë nuk i është ndarë shërbimit ndaj kombit dhe komunitetit tonë në mërgatë. Përkushtimi i tij për çështjet kombëtare dhe angazhimi për shqiptarët në Zvicër, janë shembull frymëzimi. Mirënjohje për mikpritjen!”, ka shkruar Haradinaj.