75 Mall Live Search
22:58 / E Martë, 15 Korrik 2025 / MSH

Mbante armë nën ulësen e veturës, policia arreston 26-vjeçarin nga Mitrovica

Sot rreth orës 16:00, njësitë policore në kuadër të stacionit policor “Mitrovicë Jugu”, gjatë patrullimit në rrugën “Migjeni”, kanë ndaluar një automjet dhe pas kontrollimit, nën ulësen e pasagjerit kanë gjetur një armë zjarri për të cilën personi nuk posedonte leje.

Personi i dyshuar M.I, 26-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor për procedurat e nevojshme policore.

“Arma e llojit pistoletë, një karikator dhe 28 fishekë janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit i caktuar masa e ndalimit policor” thuhet në njoftimin e policisë.