75 Mall Live Search
23:23 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / Gj. Sh

Italia prek gjysëmfinalen e Kampionatit Evropian pas 28 viteve

Kombëtarja e Italisë tek femrat ka arritur në gjysëmfinalen e Kampionatit Evropian, për herë të parë pas plot 28 viteve.

Në ndeshjen çerekfinale, Italia shënoi fitore ndaj kombëtares së Norvegjisë, me rezultat 2-1.

Të dy golat për ”azurët” i shënoi veteranja 35-vjeçare, Cristiana Girelli.

Në gjysëmfinale Italia e pret fituesin e ndeshjes Suedi – Angli, e cila zhvillohet ditën e enjete./IndeksOnline/