Rubio i rreptë me emigrantët ilegalë, deklarata e tij shpërndahet edhe nga Ambasada Amerikane

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, sërish është treguar i qartë mbi qëndrimet e SHBA-së në çështjen e emigrantëve ilegalë.
Tash e sa kohë, SHBA është përballur me numër të madh të emigrantëve ilegalë, teksa me ardhjen e administratës Trump, masat e marra ndaj emigrantëve janë ashpërsuar, shkruan IndeksOnline.
“Në vendin tonë nuk duam njerëz që do të kryejnë krime dhe do të minojnë sigurinë kombëtare dhe atë publike” ka deklaruar Rubio.
Që nga fillimi, Trump ka bërë me dije se nuk do të ketë tolerancë për njerëzit që ilegalisht hyjnë në “Tokën e premtuar”.
Këtë postim e ka shpërndarë edhe Ambasada e SHBA-së në Republikën e Kosovës, si një paralajmërim për të gjithë qytetarët tanë që ia mësyjnë ilegalisht SHBA-së./IndeksOnline/