75 Mall Live Search
15:06 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / mp

Ja çfarë gjeti prokuroria speciale gjatë bastisjes në shtëpinë e Togerit të Policisë i dyshuar për spiunazh

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opionin publik se ka përfunduar me sukses operacioni i filluar mengjesin e së enjtes, ku nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “spinuazh”, është arrestuar togeri policor B.J .

Hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë kanë rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e të pandehurit për 48 orë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës janë sekuestruar prova materiale siç janë: dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona të mençur, usb, një armë e shkurtër, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 euro, 2 milionë denarë serbë, 600 franga zvicerane dhe prova tjera të cilat do të ekzaminohen gjatë procedurës hetimore.

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e togerit policor i cili ka qenë i angazhuar në pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar  “ Dheu i Bardhë”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, brenda afatit ligjor në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, do të parashtroj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.