75 Mall Live Search
23:38 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / Gj. Sh

Tahir Batatina ”thumbon” Malishevën pas eliminimit nga Liga e Konferencës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thumbuar Malishevën pas eliminimit turpërues nga Liga e Konferencës.

Malisheava sonte pësoi humbje nga skuadra islandeze, Vikingur Reykjavik, me rezultat 8-0, shkruan IndeksOnline.

Batatina ka ngritur akuza, duke thënë se në garat evropiane nuk bëhen aleanca sikur në Kosovë.

”Në Evropë nuk ka aleanca – atje luhen ndeshje të vërteta futbolli. Merr edhe 8 gola dhe turpërohesh nga skuadra që në vlerë është e barabartë me klubet tona.
Ata nuk bëjnë aleanca, por luajnë futboll….”, ka shkruar Batatina./IndeksOnline/